Lutfi Haziri ‘godet’ Kurtin pasi u solidarizua me rrahjen e Sandulovic: S’pati reagime për arrestimin e ushtarit të UÇK-së
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka kritikuar kryeministrin Kurti dhe eksponentët e VV-së, të cilët, sipas tij, u solidarizua me rrahjen e Sandulovic, por s’pati reagime për arrestimin e ushtarit të UÇK-së
“Ne e kemi provuar me lëkurën tonë këtë, por risia është që krejt VV janë çu në këmbë me reagime e solidaritet me të, por nuk pati shumë reagime për arrestimin e ushtarit të UÇK-së”, ka shkruar ndër të tjera Haziri, në profilin e tij në Facebook.
Lexojeni të plotë reagimin e Lutfi Hazirit:
Nuk është i ri fenomeni i rrahjeve brutale, burgosjes e poshtërimit për motive politike në Serbi. Ata që rrezikojnë pushtetin njëmend, i vrasin.
Ne e kemi provuar me lëkurën tonë këtë, por risia është që krejt VV janë çu në këmbë me reagime e solidaritet me të, por nuk pati shumë reagime për arrestimin e ushtarit të UÇK-së.
Kryeminsitria, ministra, deputetë, madje edhe RTK, u bënë mbrojtësit më të mëdhenj të Nikola Sandulovic (apo Dimitrije Tucovic i Albin Kurtit të VV-së), por jo edhe RTK2. Reaguan kinse në mbrotje, por sa herë e përmendin këta të VV-së, ata e rrahin edhe më keq!
Urime krishtlindjen ortodokse gjithë besimtarëve. Le të jetë një vit me shendet e të mirat e Zotit!

