Lutfi Haziri i kthehet takimeve në SHBA, ftohet në “Lutjet e Mëngjesit”
Nënkryetari i LDK-së, deputeti Lutfi Haziri, i është rikthyer takimeve në Shtetet e Bashkuara tw Amerikws.
Haziri do të qëndrojë në vizitë zyrtare katër ditore në kryeqendrën botërore të politikbërjes, nw Washinton.
Në një prononcim për Mediafokus.info, Haziri ka bërë të ditur se do të zhvillojë dhjetëra takime në Kongresin Amerikan dhe institucione të tjera në Washington, për rikthyer në takimin e madh global të Lutjeve të Mëngjesit.
Ndryshe, Lutjet Nacionale të Mëngjesit janë një traditë 6-dekadëshe, ku çdo vit mblidhen zyrtarët më të lartë amerikanë, anëtarë të Kongresit, politikanë dhe udhëheqës ushtarakë, si dhe mysafirë nga shumë vende të botës për lutje të përbashkëta.
Nënkryetari i LDK-së ka marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit edhe më herët

