Lutfi Haziri i lumtur me hapjen e Zyrës: Kosova Lindore, amanet

Nënkryetari i LDK’së, njëherësh kryetar i Gjilanit, Lutfi Haziri, është shprehur të jetë I lumtur me vendimin e Qeverisë për hapjen e zyrës që adreson problemet e qytetarëve të Luginës, reporton Mediafokus.info.

Përmes një statusi në profilin e tij, Haziri e ka falënderuar Hotin për këtë vendim.

“Jam i lumtur që më në fund, Qeveria e Kosovës e zbatoi njërën nga pikat e Rezololutës së Kuvendit të vitit 2013 për hapjen e Zyrës në Prishtinë, lidhur me ofrimin e asistencës për qytetarët e Kosovës Lindore për t’i zgjidhur problemet e natyrave të ndryshme. Vonesa prej shtatë vjetësh nuk arsyesohet kurrsesi, por mirë që u bë më në fund. Faleminderit kryeministrit Hoti, kabinetit qeveritar dhe partnerëve të koalicionit që e bënë të mundur këtë. Kosova Lindore, amanet!”, ka shkruar Haziri në Facebook.

Ndryshe, në mbledhjen e sotme, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për funksioniomin e Zyrës rreth ofrimit të asistencës për qytetarët e Luginës së Preshevës, e cila do të funksionojë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, në Prishtinë./Mediafokus.info/