Lutfi Haziri i reagon ashpër qeverisë Kurti: Përpjekje e mjerë për disiplinim të mediave e instalim të diktatit

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar ashpër pasi Komisioni Parlamentar për Media ka votuar projektligjin për KPM-në, nëpërmjet të cilit, sipas Hazirit, Kurti po tenton t’i disiplinojë mediat online.

Ai ka shkruar se kjo është përpjekje e mjerueshme e qeverisë Kurti për instalim të diktatit.

Postimi i plotë i Hazirit:

Mediat kanë të drejtë edhe kur s’kanë të drejtë

Deputetët që votojnë për projektligjin për KPM-në, nëpërmjet të cilit Kurti me shokë po tentojnë që mediat online t’i disiplinojë, do të mbahet mend gjatë për qëndrim të hapur kundër lirisë së shtypit e shprehjes. Kjo nuk është qeverisje demoratike, kjo është përpjekje e mjerueshme për instalim të diktatit. Kot e keni sepse mediat kanë të drejtë edhe kur s’kanë të drejtë. Krejt kjo në emër të lirisë së shtypit e të shprehjes!