Lutfi Haziri: Ilir, do ta mundim pandeminë dhe leukeminë

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dalë në mbështetje për shërim Ilir Behlulit, i cili po vuan nga sëmundja e leukemisë, transmeton Mediafokus.info.

“Apeloj njerëzit e vullnetit të mirë që ta mbështesin Ilirin për t’iu kthyer jetës normale. Ilir, do ta mundim pandeminë dhe leukeminë, ka shkruar Haziri, në profilin e tij në Facebook.

Ai ka folur edhe për rezultatet e sotme për Covid-19, ku nga 17 mostrat, që të gjitha rezultuan negative.

“#Dita64. Nga 17 mostrat e sotme për #Covid19 në Gjilan, të gjitha kanë rezultuar negative. Po shpresojmë shumë që me sonte po e mbyllim infeksionin sipas kontakteve nga ditët e fundit. Do të vazhdojmë t’i monitorojmë dhe mbështesim 26 rastet e prekura. Urojmë shërim të shpejtë dhe mbylljen edhe të këtij burimi të infeksionit”, ka thënë Haziri.

Tutje, kreu i Komunës e ka falënderuar Klan Kosovën për për realizimin e koncertit PËR TY GJILAN, në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit./Mediafokus.info/