Lutfi Haziri: Jam i impresionuar dhe falënderues për këtë përkrahje rekorde të Pogragjës me terrenin

Nënkryetari i LDK-së dhe kandidati për deputet për zgjedhjet e 9 shkurti, Lutfi Haziri, i cili mban numrin 4 në listën zgjedhore, është shprehur i impresionuar me përkrahjen që ka marrë nga Pogragja me terren.

Postimi i plotë:

Jam i impresionuar dhe falënderues për këtë përkrahje rekorde të Pogragjës me terrenin për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Këtë besim do ta përkethjmë me përgjegjësi edhe të madhe në punë.

Kontributi i pogragjasve për Fshatin Model, veçanërisht i bashkatdhetarëve përmes shoqatës së tyre, ka qenë i jashtëzakonshëm. Është e dhimbshme që sot e katër vite janë përjashtuar nga interesimi dhe kujdesi në investime nga ana e Komunës dhe i Qeverisë qendrore.

Por, ndryshimi po vjen për të mirën e këtij fshati me terrenin dhe për të gjithë qytetarët. LDK është e madhe. Ju faleminderit deri në përulje për këtë besim. Do të mbetem gjithmonë, Lut4 Juaj!

#behundryshimi

#lumir2025

#ldk124

#lutfihaziri4 ✅

#lirijekajtazi18 ✅

#valentinabunjakurexhepi21 ✅

#avdylaliu67 ✅

#bardhylsyla68 ✅

#besimguda70 ✅