Lutfi Haziri: Jemi bashkë për kauzën e rikthimit të madh dhe kujdesin për Gjilanin
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, i cili në listën zgjedhore të kësaj partie mban numrin 5 për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit, ka thënë se janë bërë bashkë për kauzën e rikthimit të madh dhe kujdesin për Gjilanin.
Postimi i plotë:
E filluam vitin me zgjedhje dhe po e mbyllim me zgjedhje.
Ky ishte vit i humbur për Kosovën dhe Gjilanin, sikurse edhe ecje nëpër errësirë politike.
Gjilani e Anamorava, jo vetëm që janë përjashtuar, por edhe janë braktisur nga Qeveria.
Kjo nuk tolerohet më sepse gjilanasit janë qytetarë të ndërshem e lojalë, ndërkaq mërgimtarët janë aktivi dhe mbështetësit më të mëdhenj të vendlindjes e atdheut.
Së bashku me Valentina Bunjaku Rexhepin e dr, Besim Gudën, po rikthehemi në garë, dhe me Arbër Ismajlin, Rexhep Kadriun e Afërdita Balaj- Ajdinin, të cilët iu bashkuan kauzës së rikthimit të madh e kujdesit për Gjilanin.
Zotohemi bashkë se Gjilanit do t’ia rikthejmë epitetin e kryeqendrës politike, ekonomike, arsimore e të sigurisë.
LDK, besë e shpresë për Gjilanin e Kosovën.
Na priftë e mbara!

