Lutfi Haziri jep lajmin shpresëdhënës lidhur me situatën me COVID-19 në Gjilan

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, jep lajmin shpresëdhënës lidhur me situatën me COVID-19 në Gjilan, raporton Mediafokus.info.

Përmes një postimi në Facebook, Haziri ka thënë se pas 15 muajve të ballafaqimit me #COVID19, 41 raste aktive i kemi në Gjilan nga 980 sa ishin para disa jave.

Postimi i plotë i Hazirit:

Lajm plot shpresë. Pas 15 muajve të ballafaqimit me #COVID19, 41 raste aktive i kemi në Gjilan nga 980 sa ishin para disa jave. Nëse kujdesemi kështu, po shkojmë drejt një Gjilani pa COVID, ndërkohë që vaksinimi është udhë e shpresës për imunizim kolektiv.

Falënderim pafund për Dr. Ukshin Ismaili nga Spitali i Përgjithshëm, Dr. Ajhane Sefiu nga QRSHP, Dr. Arbenita Hajdari nga QKMF, emergjencat civile të Komunës dhe Kryqin e Kuq të Gjilanit.

Falënderim edhe Policisë së Kosovës, Stacionit në Gjilan, për mbikëqyrjen në baza ditore të zbatimit të masave.

Falënderim i madh për qytetarët e Gjilanit për lojalitet e bashkëpunim. Bashkë mundemi!