Lutfi Haziri: Kjo është gjenerata më e artë si dëshmi monumentale se DASHNIA PO E SHPËTON GJILANIN

Ndihemi jashtëzakonisht të privilegjuar me përkrahjen e 124 të rinjve e të rejave që votojnë për herë të parë në Gjilan. Këta dhe mijëra të tjerë si këta i japin Gjilanit dashninë për vendin, atdheun e qytetin e tyre.Besimi i tyre do të jetë për ndryshim, ka shkruar nënkryetari I LDK-së, Lutfi Haziri.

Nuk e pranojnë përjashtimin, dënimin e ofendimin nga ata që nuk mendojnë si ne, nuk sillen si ne dhe nuk dinë të punojnë si ne.

Nesër (e enjte), në ora 18:00, ju ftojmë të merrni pjesë masivisht në Manifestimin e Madh Politik, në sheshin “Rexhep Mala e Nuhi Berisha”, duke e mirëpritur Kryeministrin në ardhje, mikun tim Dr. Lumir Abdixhiku.

Ne e duam Gjilanin më shumë se gjithçka tjetër. Ne e mbrojmë Gjilanin dhe e zhvillojmë për jetë të dinjitetshme të të gjithë qytetarëve pa dallim.

Do të mbetem gjithmonë, Lut4 Juaj!, ka përfunduar Haziri.

#LDK124

#LumirAbdixhiku1 ✅

#LutfiHaziri4 ✅

#LirijeKajtazi18 ✅

#ValentinaBunjakuRexhepi21 ✅

#AvdylAliu67 ✅

#BardhylSyla68 ✅

#BesimGuda70 ✅

#BëhuNdryshimi