Lutfi Haziri: Kosova feston 25-vjetorin e çlirimit nën masa ndëshkuese e me pak miq
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, nëpërmjet një postimi të gjatë në profilin e tij zyrtar, ka thënë se Kosova feston 25-vjetorin e çlirimit nën masa ndëshkuese e me pak miq.
Postimi i plotë:
Kosova feston 25-vjetorin e çlirimit nën masa ndëshkuese e me pak miq
Sot, në këtë përvjetor lirie, as pesimisti më i madh nuk do ta kishte menduar Kosovën nën masa ndëshkuese e me kaq pak miq.
Kosova ende po e vuan mbylljen e shtetësisë dhe rrugën euroatlantike.
Në këtë përvjetor lirie, e ritheksojmë faktin se Republika e 2 Korrikut e solli lirinë 25 vite më parë.
Mirënjohje dhe falënderim pafund presidentit historik dr. Ibrahim Rugova dhe luftëtarëve të lirisë në krye me komandantin legjendar, Adem Jashari, dhe të gjithë heronjveë, dëshmorëve e martirëve të kombit.
Mirënjohës e falënderues përjetë aleatëve të Ibrahim Rugovën në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës që na dolën në ndihmë në orët më të liga për shqiptarët e Kosovës!
Kosova e lirë për të gjithë, në luftë për paqe, për siguri juridike e atdhe të përbashkët!

