Lutfi Haziri: Kosova i afrohet Brukselit veç përmes Grykës së Karadakut

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, pak ditë pas hapjes kufirit ka bërë një deklaratë interesante sa i përket rrugës së afrimit drejtë Bashkimit Europian.

Sipas Hazirit, Kosova afrohet më afër Brukselit vetëm përmes Grykës së Karadakut.

“Para pak ditësh, e kemi hapur pikën kufitare Stançiq-Bellanoc, e cila është realizim e ëndrrës sonë të përbashkët për qarkullim të lirë dhe afrim me njëri tjetrin. Vazhdoj me besu që Kosova afrohet më afër Brukselit vetëm përmes Grykës së Karadakut, e jo përmes Merdares”, ka deklaruar Haziri, transmeton portali Mediafokus.info.

Këto komente, nënkryetari i LDK’së, njëherësh kryetar i Gjilanit, i ka bërë pas inaugurimit të objektit të ri të shkollës fillore në fshatin Haxhaj./MediaFokus/