Lutfi Haziri kujton tragjedinë me kamionin: Ka qenë njëra prej ngjarjeve më të rënda me të cilat jam përballur

Ish-kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka kujtuar tragjedinë e para tri vjetëve kur një kamion pa frena shkaktoi tmerr në këtë qytet, derisa ishin bërë të gjitha përgatitjet për kremtimin e 7 Marsit, ditës së mësuesit, ku dy persona kishin vdekur e dhejtëra të tjerë ishin lënduar.

Lexo edhe:

Tri vjet pas: Tragjedia që përgjaku 7 Marsin në Gjilan

Postimi i plotë i Lutfi Hazirit:

“Tri vjet nga tragjedia që e përgjaku 7 Marsin në Gjilan, nga e cila në vend vdiq afaristi Qerim Çoçaj, pas pak javësh edhe e moshuara Fatime Islami, derisa dhjetëra qytetarë u lënduan.

7 Marsi i vitit 2019 ka qenë njëra prej ngjarjeve më të rënda me të cilat jam përballur si kryetar i Gjilanit. Familja Çoçaj dhe familja Islami e lus Zotin që të bëhen të fortë dhe t’i kujtojnë familjarët në ditët më të mira. Dhashtë Zoti që tragjedi të tilla të mos përsëriten kurrë!

Ndërkaq, me rastin e 7 Marsit uroj të gjithë mësuesit, në veçanti ata të cilët na mësuan udhën e rëndë të shkronjave shqipe në një kohë të pakohë!”

Lexo edhe:

Dedikimi prekës i nipit për gjyshen që nuk u mbijetoi plagëve pas tragjedisë së kamionit në Gjilan

Një dedikim prekës lidhur me këtë ngjarje e ka bërë sot edhe vajza e afaristit të njohur Qerim Çoçaj, i cili humbi jetën në këtë tragjedi.

https://mediafokus.infodedikim-per-babane-shtepia-nuk-eshte-me-njesoj-pa-ty/