Lutfi Haziri: Lajm i mirë kalimi i Gjilanit në zonën e verdhë
Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, e ka quajtur lajm të mirë që kjo komunë kaloi nga zona e kuqe në të verdhën, raporton Mediafokus.info.
Ai ka bërë të ditur se IKSHPK ka njoftuar se numri i të shëruarve në këtë komunë nga COVID-19 është 38, përkundër 12 rasteve të reja të infektuara.
“Lajmi i mirë është që nga sot Gjilani kalon në shkallën e verdhë të emergjencave civile kundër pandemisë #COVID19. Gjatë ditës i kemi 12 të infektuar me virus, por 38 të shëruar. Gjendja e përgjithshme është si vijon: nga 7514 mostra, 2969 qytetarë kanë rezultuar pozitivë, 2683 janë shëruar, 89 e kanë humbur betejën me virusin, 197 raste janë aktive, 53 në hospitalizim dhe 50 mostra në pritje. Ju lutem, respektoni masat e rekomanduara nga profesionistët, maska, distanca e higjiena, si e vetmja mënyrë kundër përhapjes së #COVID19”, ka shkruar Haziri./Mediafokus.info/

