Lutfi Haziri: LDK ka qenë dhe mbetet shtëpi e të gjithëve, mbi çdo individ!

Tash e 36 vite jam bashkë me LDK-në. Nuk jam ndal, nuk jam nda dhe nuk jam largu asnjëherë nga besimi në partinë që presidenti Ibrahim Rugova ia la Kosovës, si pasuria më e madhe e saj.

LDK u ka dhënë shumë të gjithëve dhe ne jemi të vegjël para saj.

LDK do të vazhdojë të mbetet para çdo sfide, para çdo problemi e para çdo zgjidhjeje, sepse është shpresa dhe mbetet partia e besimit për të gjithë ne.

Urime 36-vjetori i themelimit të gjithë rugovistëve!

Do të mbetem gjithmonë, Luta juaj!