Lutfi Haziri: LDK-në e kam kauzë, jo ambicie politike
Kandidati për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka folur për zgjedhjet partiake, që do të mbahen të dielën, raporton Mediafokus.info.
Ai ka thënë për Kanal10 se LDK-në e ka kauzë e jo ambicie politike.
“Dhe në këtë kauzë nuk kam dashtë me u ba frikacak. Këpucët e liderit të kësaj partie janë të ngushta. Kjo u dëshmu në të kaluaren…Gara është garë, ka me ndodhë në kuti, me votim të fshehtë dhe kemi me e përqafu njëri-tjetrin”, ka thënë Haziri./Mediafokus.info/

