Lutfi Haziri: LDK punon mbi parimin: gratë vendosin e burrat implementojnë

LDK në Gjilan, me kandidatin e saj për kryetar Komune, Arbër Ismajlin po vazhdon fuqishëm të prezantojë objektivat dhe vizionin e saj për qeverisjen lokale, ku janë bashkuar gra e burra, të rinj e të reja, pleq e pensionistë.

“Me unitet te plotë, LDK e Gjilanit po punon me logjikën që të respektohet maksimalisht veprimtari, por duke i hapur derën të rinjve. Po punojmë kujdesshëm mbi parimin që gratë vendosin e burrat implementojnë, ku të rinjtë e të rejat kërkojnë dhe burrat e gratë e implementojnë”, ka thënë Lutfi Haziri, kryetar i Degës së LDK në Gjilan.

Ai ka falënderuar gjilanasit për këtë mbështetje të madhe  e të fuqishme, e cila më 12 tetor do të përkthehet në fitore.

“Faleminderit për mbështetjen e jashtëzakonshme dhe besimin ndaj Arbërit, Nerifes dhe listës kandiduese të LDK-së, për t’ia kthyer dinjitetin banorëve të Dobërçanit, Bukovikut e tërë Gjilanit”.

Ai po vjen. Besë dhe shpresë për Gjilanin!