Lutfi Haziri mban konferencë të jashtëzakonshme

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, në ora 17:00, pritet t’i drejtohet opinionit, me anë të një konference të jashtëzakonshme për media.

Sipas njoftimit të Komunës, konferenca organizohet pas konfirmimit edhe të 11 rasteve të reja të prekura me COVID-19.

“Konferenca mbahet në Qendrën Operative Emergjente, te qendra e studentëve, në kampusin e shkollave të mesme”, thuhet në njoftimin për media të Komunës së Gjilanit./Mediafokus.info/