Lutfi Haziri: Më 12 tetor, do të ndodhë rikthimi i madh i LDK-së në Anamoravë

Postim i nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri:

Anamorava e Idriz Seferit, Mulla Idriz Gjilanit, Hasan Alisë e Agim Ramadanit, më 12 tetor do t’ia jap krejt dashninë LDK-së, partisë së besës dhe shpresës për qytetarët.

Uniteti i plotë i strukturave të LDK-së, ku të gjitha gjeneratat janë bërë bashkë, dhe mbështetja e jashtëzakonshme përtej partisë, janë garancë e fitorës sonë plebishitare, kur kanë mbetur vetëm edhe 14 ditë deri në ditën e zgjedhjeve.

Arbëri në Gjilan, Sokoli në Viti, prof. Shaipi në Kamenicë, Bajrushi në Novobërdë dhe Përparimi, bartës i listës në Kllokot, janë udhëheqësit kredibilë dhe shpresa e besimi për ne.

Qytetarët e Anamoravës refuzojnë të identifikohen me depresion ekonomik e politik, refuzojnë të ecin në terr politik.

#GjilaniPertej #ArberIsmajli113
#VitiaPertej #SokolHaliti113
#KamenicaPertej #ShaipSurdulli113
#NovoberdaPertej #BajrushYmeri113
#KllokotiPertej #PerparimRexhepi113