Lutfi Haziri me dedikim special për ditëlindjen e nënës së tij

Nënkryetari i LDK-së, deputeti Lutfi Haziri, ka bërë një dedikim special me rastin e ditëlindjes së nënës së tij.

“Nanë, të falemi për të gjitha qe kemi. Ti je shembulli ynë se si jetohet çdo ditë për t’u bërë mirë të gjithëve, pa kushte!”, shkruhet ndër të tjera në urimin e Hazirit.

Postimi i plotë:

Dedikim nanës për ditëlindjen e radhës!

Na rrite mes gyrbetit e vendlindjes, mes mallit e dashnisë. Na mësove për mirësjellje, kujdes e falenderime. Na mësove ta duam njeri-tjetrin e kujdes pa kushte për vëllain e motren, për gjyshet e familjen.

Në mësove që të ecim udhës së shembullit të babës e gjyshërve deri në fund. Na mësove, jo për t’u bërë më kryelartë në rast të ndonjë arritjeje personale, por, përkundrazi, të jemi me këmbë në tokë. Gjithmonë.

Na mësove ta adhurojmë Zotin e ta ruajmë e ta duam familjen.

Nanë, të falemi për të gjitha qe kemi. Ti je shembulli ynë se si jetohet çdo ditë për t’u bërë mirë të gjithëve, pa kushte!

Urimë ditëlindjen e festofsh edhe shumë dekada bashkë me ne. Të duam shumë!