Lutfi Haziri me dedikim special për mbesën, Mjellmën, pasi kurorëzoi dashurinë

Mbesa e politikanit të njohur kosovar, Lutfi Haziri, Mjellma, ka kurorëzuar dashurinë me Mevludinin, në Zvicër.

Pamjet e dasmës i ka nxjerr në rrjet nënkryetari i LDK-së, teksa ka marrë pjesë edhe në ceremoninë e kurorzimit.

Ai ka bërë urim special për qiftin.

“Dashuri dhe mbarësi për përjetë për mbesën time, Mjellmën me dhëndrin Mevludinin. Familja Mitati-Haziri dhe Bucani nga sot para Zotit dhe ligjit kurorzuan një dashuri dhe miqësi të re”, ka shkruar Haziri, në profilin e tij ne facebook.

Mjellma, përndryshe, është mbesa e heroit të Kosovës, Emrush Haziri, për të cilin ishte kujdesur deri në fund të jetës së tij.

Ajo është gjenerata e tretë e familjes Haziri që jeton dhe vepron në Zvicës, pasi Emrushi, hero i Kosovës, kishte emigruar në shtetin helvetik para 56 vjetësh./Mediafokus.info/