Lutfi Haziri nderon me mirënjohje Ibrahim Berishën, në prag të pensionimit
Një karrierë si të Ibrahim Berishës do ta lakmonin të gjithë. Afro 45 vjet përvojë pune në institucione, të cilave iu shërbeu me dinjitet e nder dhe pa asnjë skandal, raporton Mediafokus.info.
Në prag të pensionimit, kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka ndarë mirënjohje Berishës, në nderim të kontributit të tij të dhënë në institucionet e vendit.
“Ka qenë njëri nga shokët dhe bashkëpunëtorët e mi më të mirë dhe si i tillë do të mbetet gjithmonë:, ka thënë Haziri, në ceremoninë e sotme të ndarjes së mirënjohjes.
“24 orë bashkëpunëtor. Gjithmonë dhe kudo që kam qenë e kam pasur mbrapa meje në hije, në mbështetje, përgatitje e organizim”, ka shtuar Haziri, transmeton Mediafokus.info.
E Berisha shpërtheu ne lot në momentin kur e pranoi mirënjohjen. Ai do të pensionohet zyrtarisht më 2 dhjetor.
Përndryshe, Ibrahim Berisha për 15 vjetët e fundit ka qenë njëri nga bashkëpunëtorët më të afërt të Lutfi Hazirit./Mediafokus.info/

