Lutfi Haziri në emër të LDK-së e dënon sulmin ndaj Sali Berishës

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, e ka dënuar aktin e djeshëm të sulmit ndaj liderit të PD-së, Sali Berisha.

Nëpërmjet një postimi në Facebook e në emër të LDK-së, Haziri ka thënë se në kohën kur BE zbiriti në Tiranë, ndodhi ajo që nuk do të duhej.

Reagimi i plotë i Hazirit:

Në një ditë të mirë për Ballkanin Perëndimor e në veçanti për Shipërinë e shqiptarët, kur zbritën nën Tiranë udhëheqësit më të lartë Europian, kur po bisedohej për Ballkanin e Europinizuar përmes shembullit të Tiranës, ndodhi ajo që nuk duhej. Në emer të LDK-së e dënoj si të paparanushme dhunën ndaj prof. dr. Sali Berishes, udhëheqësit të ndryshimeve të mëdha Shqipëri e liderit të opozitës së sotme. Kontributi i Berishës për demokracinë dhe ndërtimin e Shqipërisë është historik. Lutem që një akt i tillë i shëmtuar të mos përsëritet kurrë në trojet tona!