Lutfi Haziri: Ne luftojmë për t’ia heq Serbisë faqen e parë të Kushtetutës

Nënkryetari i parë i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka folur për synimin partisë së tij në raport me Serbinë, transmeton Mediafokus.info.

Numri dy i LDK-së ka thënë se do të luftojnë për t’ia hequr Serbisë faqen e parë të Kushtetutës, pasi në preambulën e Kushtetutës së Serbisë thuhet se Kosova është pjesë integrale e territorit (të saj).

“Ne luftojmë për t’ia heq faqen e parë të Kushtetutës Serbisë, ku Kosova paraqitet si pjesë e territorit të tyre. Kaq kërkojmë”, ka thënë Haziri./mediafokus.info/