Lutfi Haziri nesër do ta shpallë zyrtarisht kandidaturën për kryetar të LDK’së

Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Gjilan, Lutfi Haziri, nesër në ora 13:00, do ta shpallë zyrtarisht kandidaturën për kryetar të LDK-së në nivel qendror, bën të ditur LDK e Gjilanit, me anë të njoftimi për media, transmeton Mediafokus.info.

Njoftimi i plotë i Degës së LDK në Gjilan:

Të nderuar/a,

Ju njoftojmë se Kryetari i Degës së LDK’së në Gjilan, z. Lutfi Haziri, nesër (10 mars)  në ora 13:00, do ta shpallë zyrtarisht kandidaturën për Kryetar të LDK-së në nivel qendror.

Ftoheni të merrni pjesë në konferencën për media të z. Lutfi Haziri, në selinë e LDK’së në Gjilan.

Jeni të mirëseardhur!