Lutfi Haziri: Nuk ka koalicione joparimore që mund ta thejnë koalicionin tim me qytetarët e Gjilanit
Kampi i kryetarit aktual Lutfi Haziri, ka filluar festën e fitores së tij për mandatin e pestë, pa balotazh.
‘Përtej kësaj fotografie, ju falëmnderit shumë të gjithë atyre që kanë votuar për rikthim të madh të LDK-së, si forcë e parë politike në Gjilan dhe për vazhdimin e besimit edhe për katër vitet e ardhshme ndaj meje si Kryetar.
U dëshmua se nuk ka koalicione joparimore që mund ta thejnë koalicionin tim me qytetarët e Gjilanit.
Ju falëmnderit shumë. Do të mbetem gjithmonë, Luta juaj!’, ka shkruar Lutfi Haziri në profilin e tij, para pak minutash.

