Lutfi Haziri pas vdekjes së Nexhat Dacit: Amaneti i tij mbetet Kosova Lindore!

Nenkryetari i LDK-se, deputeti Lutfi Haziri, ka reaguar pas vdekjes së Nexhat Dacit, duke thene se amaneti i tij mbetet Kosova Lindore!

Postimi i plotë:

Amaneti i tij mbetet Kosova Lindore!

Na paska lënë mendjendrituri erudit, institucionalisti e veprimtari i madh, akademik Nexhat Daci.

Krejt jetën ia kushtoi atdheut tonë, Republikës sonë, duke qenë njeriu i cili i vuri bazat dhe e trasoi udhën për liri e shtetndërtim.

Bëri shumë si anamoravali edhe për kauzën e përbashkët për Kosovën Lindore dhe Referendumin e vitit 1991, sikurse edhe për luftën e UÇPMB-së.

Amaneti i tij mbetet Kosova Lindore!

Ngushëllimet më të sinqerta familjes Daci, miqve, bashkëveprimtarëve dhe Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Lamtumirë, profa im!