Lutfi Haziri përkujton dëshmorin Nezir Shurdhani në 26-vjetorin e rënies
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka përkujtuar dëshmorin e kombit, Nezir Shurdhani, në 26-vjetorin e vrasjes.
Haziri ka thënë se kjo ndalje e njërit nga bashkëveprimtarët, Vetëm një javë pas hyrjes se forcave të UÇK-së dhe 11 ditë pas hyrje së forcave te NATO-s në Gjilan, ka qenë e dhimbshme.
Postimi i plotë:
22 qershori i vitit 1999 shënon vetëm ditët e para të lirisë në qytetin tonë dhe 26 vite më parë u ndal njëri nga bashkëveprimtarët, bashkëluftëtarët dhe patriotët në këtë anë, Nezir Shurdhani, për të mos e gëzuar këtë liri.
Kjo ndalje ka qenë e dhimbshme. Vetëm një javë pas hyrjes se forcave të UÇK-së dhe 11 ditë pas hyrje së forcave te NATO-s në Gjilan, nga kjo përballje e fundit me falangat e okupatorit dhe paramilitarët, plagosën tre qytetarë dhe e vranë Nezirin.
Familja Shurdhani do të mbetet gjithmonë e nderuar, sepse e ka nderuar vepra dhe gjaku i dëshmorit. Lavdi!

