Lutfi Haziri: Presim rikthimin e madh të LDK-së
Kandidati për kryetar të LDK-së, Lutfi Haziri ka folur shkurt pak orë para mbajtjes së Kuvendit Zgjedhor, i cili pritet të mbahet nesër nga ora 10:00.
Haziri në një prononcim të shkurtër ka theksuar se ai nesër pret unitet, derisa është shprehur optimist se LDK pas këtij Kuvendi do ta bëjë rikthimin e madh.
“LDK do të dëshmoj unitet në konkurrencë, bashkimi i të gjithëve për rikthimin e madhe, duke respektu dhe afirmu vlerat e saja të demokracisë”, tha Haziri, për Gazeta Blic.
Ndërsa, kundërkandidati i tij, Besian Mustafa përmes një statusi në Facebook ka folur për Kuvendin Zgjedhor të LDK-së.

