Lutfi Haziri prezanton statistikën e infeksionit në Gjilan sipas muajve

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka prezantuar në Facebook statistikën e infeksionit jnë këtë komunë për cdo muaj, që prej marsit, raporton Mediafokus.info.

Ja statusi i plotë i Hazirit:

Menaxhimi ditor e mban Gjilanin si regjion, i cili menaxhon burimin e infeksionit dhe 190 rastet aktive, me mbi 40 kontrolla mjekësore në familje dhe 17 raste në Spitalin e Përgjithshëm.

Numri i rasteve pozitive me #COVID19 sipas muajve në Gjilan është si vijon: mars – 19 raste, prill – 36, maj 32, qershor  – 99, korrik – 299, gusht – 364, shtator – 168 dhe tetor 339 raste.

Gjendja e përgjithshme është kjo: 1356 raste pozitive në total, 1118 të shëruar, 48 të vdekur, 190 rate aktive, 17 raste pozitive në hospitalizim dhe 312 mostra në pritje për rezultat. Kujdes e mos u bën për kujdes intenziv!