Lutfi Haziri publikon fotografinë e delegatëve të Gjilanit të cilët shpallën Deklaratën Kushtetuese më 2 korrik 1990
Në 31-vjeetorin e shpalljes së Deklaratës Kushtetuese, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka cituar deklaratën e ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Iljaz Ramajli, të bërë sot në shënim të kësaj ngjarjeje historike, transmeton Mediafokus.info.
Haziri, po ashtu, këtij postimi ia ka bashkangjitur fotografinë e katër delegatëve të Gjilanit, nënshkrues të Deklaratës Kushtetuese, të cilën tha se e mban me krenari në Zyrën e tij.
“Shpalljes së deklaratës së 2 Korrikut i kishte paraprirë faktori shqiptar, qëndrimet e partive politike, LDK, të cilët artikulonin këto kërkesa gjithë popullore”, ka deklaruar sot Ramajli, e që duket se i ka pëlqyer Hazirit, i cili e quajti si deklarata më kuptimploe për kontekstin e kësaj ngjarjeje.
Postimi i plotë i Hazirit:
Në 31-vjetorin e 2 Korrikut, shpalljes së Deklaratës Kushtetuese, artikulimi i sotëm i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Iljaz Ramajli, ishte më kuptimploti për kontekstin e kësaj ngjarje. Ja deklarata që nuk do shumë koment:
“Përkundër mbylljes së dyerve të Kuvendit, delegatët duke qenë të vendosur për të quar përpara këtë detyrim, para dyerve e mbajtën mbledhjen. Shpalljes së deklaratës së 2 Korrikut i kishte paraprirë faktori shqiptar, qëndrimet e partive politike, LDK, të cilët artikulonin këto kërkesa gjithë popullore”.
(Foto: Delegatët nga Gjilani, nënshkrues së Deklatarës Kushtetuese më 2 korrik 1990, të cilët i mbaj me krenari në Zyrën time)

