Lutfi Haziri pyetet se a mund të jetë kandidat i LDK’së Arbër Ismajli, shikojeni përgjigjen e tij (VIDEO)

Nënkryetari i parë i LDK’së, Lutfi Haziri, aktualisht kryetar i Gjilanit, e ka mohuar sërish se do të ri-kandidojë për kryetar të kësaj Komune, raporton Mediafokus.info.

Haziri ka thënë se nuk ka ndryshuar asgjë sa i përket deklarimit të mëhershëm.

“Unë nuk kam ndyshu asgjë sa i përket kësaj. Vullneti im politik është që e kam kry mandatin dhe detyrën time për Gjilanin. Kam kërkuar që LDK ta zhvillojë debatin e brendshëm dhe jemi duke e bërë këtë. Jemi duke dalë në vizita në terren”, ka thënë Haziri, në emisionin DPT të Fidani, transmeton Mediafokus.info.

Ai ka folur pak edhe për zëvendësin e tij, Arbër Ismajli, i cili po e udhëheq LDK’në në këtë fazë, në debatin e brendshëm.

“Janë dal edhe emra siç është Arbëri, aktualisht nënkryetar Komune, i cili po e udhëheq LDK’në, jo vetën. Dëshiroj ta sqaroj këtë, ndoshta është moment i mirë, ai është duke e udhëhequr një ekip i cili po e zhvillon debatin e brendshëm. Konventa e rinisë është mbyllur, Konventa e gruas është të shtunën. Ne do të fillojmë ndërtimin e një ekipi, një liste prej 47 kandidatëve për Asamble”, ka thënë Haziri.

I pyetur se a mund të jetë kandidat i LDK’së për kryetar Arbër Ismajli, Haziri pohoi se mund të jetë, por që akoma nuk është vendosur zyrtarisht.

“Ne jemi në debat të brendshëm. Mund të jetë, definitivisht, por nuk është vendosur. Në fund vendosin njerëzit në Gjilan dhe nuk do të ketë ndërhyrje tjetër”, ka thënë Haziri.

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, vazhdimisht e ka përsëritur qëndrimin e tij se nuk do të ri-kandidojë për kryetar Komune, ndërkohë që nënkryetar aktual, Arbër Ismajli, nuk e ka fshehur ambicien për t’i hyrë kësaj gare.

Ndryshe, Presidentja Vjosa Osmani, pas konsultimit me partitë politike, ka marrë vendim që 17 tetori të jetë dita e mbajtjes së zgjedhjeve lokale./Mediafokus.info/

Ndiqeni videon: