Lutfi Haziri: Sabit Ramadani frymëzoi nxënësit e tij e bashkëveprimtarët se si duhet atdheu

Me rastin e ndarjes nga jeta të veteranit të arsimit, Sabit Ramadani, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka vlerësuar lartë veprën e të ndjerit, duke thënë se ka frymëzuar nxënësit e tij e bashkëveprimtarët se si duhet atdheu.

Postimi i plotë i Lutfi Hazirit:

Na paska lënë veterani i arsimit e veprimtari madh i çështjes kombëtare, Sabit Ramadani.

Gjatë më shumë se katër dekadave si mësues, ai edukoi shumë breza me përkushtim të lartë e profesionalizëm të pashoq.

Përveç tjerash, ai frymëzoi nxënësit e tij e bashkëveprimtarët se si duhet atdheu.

Unë e njoha në kohën e rezistencës dhe vepruam bashkë me guxim, dije e përkushtim.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes Ramadani, kolegëve, miqve e bashkëveprimtarëve.

Lamtumirë, mësues i popullit!