Lutfi Haziri: S’di me humb, kësaj radhe me mbështetjen qytetare do të fitojë pa balotazh

Kandidati i LDK’së për edhe një mandat për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se në zgjedhjet e 17 tetorit pret të fitojë pa balotazh.

Këto komente, Haziri i ka bërë në gjatë debatit në Klan Kosova, ku përballë pati edhe kundërkandidatët e tij.

Haziri ka thënë se i respekton kundërshtarët politikë, teksa Alban Hysenit, kandidatit të  Vetëvendosjes, ia ka dhënë një këshillë.

“Alban (Hyseni), në moshën tande i kam fitu zgjedhjet dhe jam bërë kryetar Komune. Mos u ndjej inferior kur tjerët të thonë je i ri. Përkundrazi, unë e kam deshmu duke e mujt’ shefin e Leonores (Morina-Bunjaku) në atë kohë dhe kam vazhdu me fitu deri te krejt ata që ju i keni pas shefa. Sepse s’di me humbë, është ajo që unë e mbërri në politikë deri sot. Edhe kësaj here, me mbështetjen qytetare rezultati do të zbardhet me 17 tetor, me fitoren time pa balotazh dhe fitoren e madhe të LDK’së për Kuvend Komunal”, ka thënë Haziri, në magazinën zgjedhore të Klan Kosova.

Debati i mbrëmshëm mes gjashtë kandidatëve, shpërfaqi kulturën e lartë qytetare e demokratike të Gjilanit, duke e respektuar njëri-tjetrin, me gjuhë të matur e duke paraqitur programe secili në formën e tij.

Ndiqeni videon: