Lutfi Haziri: SHBA i dëmtoi raportet me funksionarët, por marrëdhëniet me popullin e Kosovës i ka të përjetshme
Nënkryetari i parë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka vazhduar të flasë me tone kritike ndaj qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti, transmeton mediafokus.info.
Haziri ka thënë se mënyrën se si kjo qeveri i është qasur veriut, është kthyer në bumerang dhe është krijuar një situatë e disfavorshme.
Madje, Haziri ka folur edhe për mos marrjen në konsideratë të rekomandimeve të SHBA-ve.
“SHBA do t’i ruaj përjetësisht marrëdhëniet me popullin e Kosovës, por do t’i dëmtojë raportet me funksionarët kur e humbin udhën. SHBA i tashmë i ka dhënë shenjat e parë të rivlerësimit të raporteve me funksionarët e Kosovës. ‘Këshilla’ e mikut më të madh të shqiptarëve të Kosovës për të mos udhëtuar, është lloj sanksionimi. Kjo është fatale dhe alarmante”, ka thënë Haziri për ATV./Mediafokus.info/


 
 
						 
						