Lutfi Haziri sot shënon 35-vjetorin e karrierës në politikë

Lutfi Haziri, aktualisht nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka shënuar sot 35-vjetorin e karrierës së tij në politikë.

Haziri ka bërë të ditur se që prej Këshillit inicues të Lidhjes së Rinisë Demokratike, si pararendëse e Forumit të Rinisë së kësaj partie, që u themelua sot 35 vite më parë, nuk i është ndarë asnjëherë partisë që e themeloi Ibrahim Rugova.

Postimi i plotë i Hazirit:

11 marsi shënon shpërthimin e pakënaqësisë së shqiptarëve, dita kur rinia e qytetarët shqiptarë artikuluan kërkesën për Republikë.

Kjo ditë shënon edhe 35 vjetorin e angazhimit tim në rrugën e lirisë, pavarësisë e bashkimit, që, po ashtu, u ndikua nga ngjarjet e 11 marsit.

Me LDK-në plot 35 vjet që prej Këshillit inicues të Lidhjes së Rinisë Demokratike.