Lutfi Haziri thotë se Kurti po prezantohet në publik në stilin e dikurshëm të ”Programit Ekonomik të Propagandës”
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, për FrontOnline, e fjalimin e kryeministrit Albin Kurti e krahason me emisionin ”Programi Ekonomik i Propagandës” (PEP), i cili ishte transmetuar në Radio Televizionin e Prishtinës, gjatë kohës kur Kosova ishte nën regjimin e pushtetit serb.
Për këtë, Haziri e quan kryeministrin Kurti si ‘’Albin PEP-i’’ duke iu referuar emisionit televiziv të RTP-së.
”RTP-ja e ka pas një pjesë të prezantimeve ekonomike që e ka quajtur Programi Ekonomik-Propagandistik, që e kanë quajtur PEP. Kryeministri Kurti është bërë ”Albin PEP-i’’ shprehet Haziri.
Për Hazirin, preznatimi i programit ekonomik në këtë formë nga ana e kryeministrit Kurti para forumeve partiake, më shumë është për konsum të brendshëm dhe se s’ka të bëjë asgjë me realitetin.
‘’Programi ekonomik dhe propagandistik nëpër forume të partisë me prezntu shifra, numra, lakore dhe me kriju besim të rrejshëm në Kosovë, është më shumë për konsum të brendshëm dhe s’ka të bëjë asgjë me realitetin e s’ka të bëjë asgjë me realitetin as deklarata e ministrit të tij Xhelal Sveçla, i cili tha se reagimet e shtetit në veri nuk janë vetëm të institucioneve të shtetit por janë edhe të VV-së, apo Haxhiu që ka thënë se ka ardhë dikush e shitma djalin tim për noter, por ajo ka thënë se ne nuk punojmë ashtu’’ thotë Haziri.

