Lutfi Haziri: Udhëheqja aktuale e ka shndërruar Gjilanin në çerdhe fëmijësh
Ish-kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vazhduar të jetë kritik I ashpër ndaj pasusit të tij, Alban Hyseni.
Nëpërmjes një postimi në Facebook, Haziri ka thënë se udhëheqja aktuale e ka shndërruar Gjilanin në çerdhe fëmijësh.
Postimi i plotë i Hazirit:
Udhëheqja aktuale është menduar se e ka shndërruar Komunën e Gjilanit në odë, por në vërtetë na ka dalë çerdhe fëmijësh!
Po bëhen dy vjet prej kur VV po e administron Gjilanin, nuk po e qeveris. Udhëheqja e Gjilanit e ka shndërruar Komunën në çerdhe fëmijësh. Sipas matjeve të fundit, pakënaqësia e gjilanasve ndaj Komunës është jashtëzakonisht e madhe.
Projektet e vërteta të çerdheve ne i kemi lënë të gatshme. Pritni tash kur të dalin në inaugurim e të flasin për to. Projektet tjera zhvillimore kanë mbetur aty ku i kemi lënë para dy vitesh. Ku kanë prek vetë, e kanë bë lloç.
Paaftësi, mungesë vizioni e bllokim të projekteve. Dështim monumental. Dy vite të humbura e fatkeqësisht duket se do të jetë mandat i humbur. Gjilani meriton më shumë dhe më mirë.

