Lutfi Haziri vazhdon takimet e shumta, të organizuara me iniciativa të qytetarëve

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, po i vazhdon takimet me qytetarët në qytet e fshatra, të cilat po organizohen me iniciativa të tyre.

Gjatë ditës, kryetari Haziri ka marrë pjesë në shtatë takime të organizuara nga vetë qytetarët, të cilët po e dëgjojnë programin zhvillimor për Gjilanin 2021 +.

Kryetari Lutfi Haziri ka shprehur falënderime ndaj qytetarëve për organizimet e shumta me vet-iniciativë dhe besimin që po ia japin për mandatin e ri qeverisës.