Lutfi Haziri vazhdon të jetë kritik i ashpër ndaj qeverisë Kurti, ja deklarata e ashpër e tij
Nënkryetari i parë i LDK-së, Lutfi Haziri, vazhdon të jetë kritik i ashpër ndaj qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti, transmeton Mediafokus.info.
Nëpërmjet profilit të tij në facebook, nënkryetari i LDK-së, kësaj radhe është kthyer në retrospektivë, duke treguar punët e mëdha, që sipas tij, sot po i gëzojnë pushtetarët e Vetëvendosjes.
“Mësimi i kësaj klase politike që udhëheq me institucione duhet të jetë se Ne që shkaktuam procese e realizuam ëndrra, u mundësuam juve që 24 orë me më të dashurit tuaj, trup-rojet dhe sejmenët, të gjunjëzoheni para veprave tona, ikonave tona, varreve tona dhe të manifestoni me mjetet dhe mekanizmat që lamë trashëgimi”, ka shkruar Haziri.
Postimi i plotë:
Çka do të lini ju pas, kush feston për një ngjarje tuajen dhe para kujt me dërgu lule?!
Mësimi i kësaj klase politike që udhëheq me institucione duhet të jetë se Ne që shkaktuam procese e realizuam ëndrra, u mundësuam juve që 24 orë me më të dashurit tuaj, trup-rojet dhe sejmenët, të gjunjëzoheni para veprave tona, ikonave tona, varreve tona dhe të manifestoni me mjetet dhe mekanizmat që lamë trashëgimi.
Dikush ka vdekur për këtë ditë, dikush është në burg e dikush në Kuvend të Republikës dhe institucione.
Nuk jemi njëjtë! Mos harroni, duke ‘lëpirë’ eshtrat e etërve, dëshmorëve e të zhdukurve, nuk qeveriset. Te gjallët jetojnë për të dëshmuar!
A po besoni tash?!
Çka do të lini ju pas, kush feston për një ngjarje tuajen dhe para kujt me dërgu lule?!
Republika, mbi te gjitha! Udhës për t’u bashkuar edhe më shumë!

