Lutfi Hazirit i vdes mësuesi i fizikës, ja dedikimi i tij prekës
Me rastin e ndarjes nga jeta të mësuesit shumëvjeçar të Gjilanit, Mejdi Cani, kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Cani, transmeton Mediafokus.info.
Në telegram, thuhet:
“E nderuara familje Cani,
Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të mësuesit të shumë gjeneratave, Mejdi Cani.
Ai do ta kujtojmë përgjithmonë për kontributin e jashtëzakonshëm si fizikant, i cili ka edukuar shumë gjenerata për 40 vjetët sa shërbeu si mësues dhe njëri nga nxënësit e tij jam edhe unë”, e që u nda nga jeta pak para pensionit.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes, shokëve, miqve, nxënësve dhe kolegëve të shkollës “Abaz Ajeti”.
Lamtumirë, mësuesi im!”, thuhet në telegram.

