Lutja e babait të 6-vjeçarit drejtuar Zotit: ‘Djalin ma more, po durimin lema’

Babai i 6-vjeçarit nga Verbica e Kmetocit, komuna e Gjilanit, i cili vdiq tragjikisht para dy ditësh, ka falënderuar Zotin për durimin që i dha në këtë dhembje të madhe.

“Bisedat me Lolin kan qenë shumë t’veqanta. Ishte e v’shtirë të mos vinte habi për kurreshtjen dhe shumëllojshmërinë e pyetjeve që i bënte për gjithçka që e rrethonte!

O Allah, u mundova me e mbajtë premtimin që ta dhashë se do të mundohem t’kam durim për Lolin, dhe e di se tek Ti është në duart e sigurta n’Xhennetin e premtum nga Ti.

Falënderimi t’koftë ty o Zot që e pranove duanë kur u luta me #bindje “Djalin ma more, por durimin lema…”

Për një moment u ndryshua komplet gjendja ime shpirtrore dhe emocionale, dhe e kuptova se u pranua lutja ime që me aq sinqeritet u drejtova tek Ti.

Unë k’tu e përjetova lehtësinë sikur ta martoja e jo ta varrosi Lolin tim.

Hamdi dhe lavdia t’kofshin vetëm ty o i madhi Allah!”, ka shkruar Musli Matoshi, babai i Florianit 6-vjeçar, të cilin e zunë dyert e metalta dhe nuk mbijetoi nga plagët.