LVV dhe ZRRE munguan në komisionin për Ekonomi ku ishte paraparë diskutimi për tarifat e energjisë
Analisti Shenoll Muharremi ka reaguar ndaj mungesës së deputetëve të VV-së në mbledhjen e Komisionit për Ekonomi, ku ishte paraparë diskutimi për çështje kyçe si tarifat e energjisë elektrike dhe raportimi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.
Muharremi ka kritikuar jo vetëm mungesën e deputetëve të LVV-së, por edhe faktin që, sipas tij, në takim nuk ka marrë pjesë as ZRrE, duke ngritur dyshime se kjo mund të ketë ndodhur me “instruksione” nga pushteti.
Ai gjithashtu ka theksuar se gjatë ditëve të fundit, LVV nuk ka mbështetur as një propozim në një komision tjetër që kishte të bënte me masa për të ndihmuar qytetarët dhe bizneset përballë krizës së naftës.
Postimi i plotë:
Erdhi edhe kjo ditë!
Deputetët e LVV nuk kanë shkuar në Komisionin për Ekonomi për tarifat e energjisë elektrike, në takimin me ZRRE, për energjinë, njësoret dhe importin me miliarda euro gjatë mandatit të fundit.
Gjthashtu ZRRE nuk ka shku ne takim, ndoshta me instrukcionet e LVV-së!
Këto ditë gjithashtu LVV nuk e votuan propozimin në një komision tjetër për pyetje rreth masave për të ndihmuar qytetarët dhe bizneset nga kriza e naftës.
Këto janë temat më me rëndësi aktualisht për Kosovën.
Kush është sot LVV? A janë ata me Kosovën dhe popullin e saj a me kënd?
Me këto veprime, LVV dhe Qeveria, shumica, po e sabotojnë shtetin, qytetarët dhe bizneset e Kosovës.
Si po ndihen sot 51% që i kanë votuar, e që nuk po i përfaqëson LVV kur janë në hall të madh?

