LVV nuk e mbështet deklaratën e Bahtirit
Kreu i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka kërcënuar sot me vëllavrasje në vend, në rast se krijohet qeveri e re, pa shkuar në zgjedhje.
Në një përgjigje për Gazetën Express, nga partia e Albin Kurtit janë distancuar nga këto deklarata.
Arlind Maxhuka nga sekretariati për media i LVV’së ka thënë se momentalisht po merren me pandeminë dhe se në zgjedhje do të shkohet sapo të dalim nga kjo situatë.
Nga partia e Albin Kurtit shtojnë se nuk ka nevojë për konflikt në vend.
Pesidenti i Kosovës, Hashim Thaci sot ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do të ketë konsultime me të gjitha partitë parlamentare, për t’i marrë sugjerimet dhe këshillat e tyre se cilën rrugë duhet ndjekur pas mocionit për rrëzimin e Qeverisë./mediafokus.info
