LVV përkujton Deharin: Ishte frymëzim për aktivistët

Me rastin e ditëlindjes së tij, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka kujtuar sot aktivistin Arbenor Deharin.

Sipas një njoftimi të LVV’së, në mungesë të mundësisë për të vizituar familjen e Arbnor Deharit, kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe deputeti Liburn Aliu kanë biseduar me prindërit e tij.

“Arbënori ka qenë dhe është frymëzim jo vetëm për aktivistët e Lëvizjes e tyre, por për të gjithë ata që refuzojnë të nënshtrohen e me vullnet të fuqishëm përfshihen nëpër beteja për më shumë drejtësi e barazi shoqërore, si në vend ashtu edhe kudo në botë”, thuhet në njoftim./Mediafokus.info/