“Ma bëj hallall o bir!” – amaneti i shqiptares që vrau veten

Fatbardha Pali, një 47-vjeçare shqiptare ka varur veten në mes të një lulishteje, siç raportojnë mediat greke.

Trupi i saj u gjet nga kalimtarë të rastësishëm aty pranë.

Dyshohet se akti i rëndë është ndërmarrë pas debateve të forta familjare, tradhtia dhe dhune të vazhdueshme ndaj saj, të ushtruara nga i shoqi.

Ka qenë vetë 47-vjeçarja ajo që ka njoftuar se do vetëvritej, duke shkruajtur një postim të gjatë në rrjetin social “Facebook”, ku shpjegon të gjitha arsyet pse i dha fund jetës.

Një mesazh prekës me shumë porosi për të birin që la pas, por dhe shumë denoncime ndaj të shoqit të saj.