“Ma shëroi Zoti” – Tarzani i Smirës, njeriu që pretendon se shëron të sëmurët me kurat e tij

Në rajonin e Gjilanit, si çdo kund tjetër mbase, jetojnë disa persona me emër dhe mbiemër të njëjtë – Ramiz Ramadani, por vetëm njëri prej tyre e mban nofkën “Tarzani”.

Tarzani është nga Smira e Vitisë, atje ku plot hallexhinj shkojnë me shpresë për shërim.

Tarzani pretendon se shëron me sukses të plotë disa sëmundje, përmes ilaçeve nga bimët dhe fuqia hyjnore që ka.

Ai nuk thotë ”e shërova unë” por përdorë shprehjen “ma shëroi Zoti”.

Në një botë gjithnjë e më skeptike ndaj alternativave të shërimit, një figurë e veçantë vjen për të sfiduar bindjet konvencionale.

Tarzani nuk është një personazh filmash, por një pëson real si gjithë të tjerët në dukje, por me sekretin e një aftësie të jashtëzakonshme për të ndihmuar të sëmurët.

Ramiz Ramadani është një njeri i thjeshtë nga Smira e Vitisë që jeton rrëzë një kodrine, rrethuar nga një natyrë magjepse.

Beson se ka marrë fuqi shëruese nga Zoti, të cilat i kanë arritur përmes ëndrrave.

Ai flet me natyrën, sikur me njerëzit. Tregon me përulësi për aftësinë që ka për të shëruar të sëmurët.

Sipas tij, Zoti i ka folur në ëndërr dhe i ka dhënë udhëzime se si të ndihmojë njerëzit.

Tarzani liston një sërë sëmundjesh që pretendon se i shëron: kollën, problemin e mushkërive, dhimbje të mëdha shpine, reumatizëm, sëmundjet e stomakut, çrregullimet psikike dhe madje edhe lodhjet e pashpjegueshme.

Terapia e tij bazohet te bimët dhe teknika e ndjeshmërisë së tij shpirtërore.

Disa nga personat që e kanë vizituar Taraznin, thonë se kanë pasur përmirësim të gjendjes së tyre.

Ata flasin për një “njeri me dhunti të rralla”, që është një shpresë për hallexhinjtë.

Tarzani mbetet një figurë misterioze. Shumë teknika të shërimit nuk i ndanë me tjerët.

Ai jeton në kontakt të vazhdueshëm me natyrën, dhe thotë se këtu është burimi i vërtetë i shërimit.

Nuk preferon reklama. I mjafton që njerëzit të kenë besim tek ai dhe “fuqia hyjnore” që posedon për të shëruar sëmundjet që përmend.

“Disa nuk janë për mua, janë për mjekë. Kanë nevojë për operacion”. Ata që janë për mua, nuk i lëshoj të dalin nga këtu pa ndjerë lehtësimin nga sëmundja brenda 20 minutave. Shërimin e plotë e vazhdojnë në shtëpi, me terapinë që ua jap me vete. Kthehen pas disa ditësh dhe më falënderojnë. Kënaqësia ime më e madhe është kur njerëzit dalin të lehtësuar nga këtu. Aty ku nuk mund të bëjë asgjë, sepse është bërë vonë për të ndihmuar, qaj nga dhimbja…” thotë Tarzani i Smirës.

“Për kollë, frymëmarrje të vështirësuar dhe probleme me mushkri, vërtet ndjen menjëherë lehtësime nga terapia e Tarzanit, brenda 20 minutave” – thotë një paciente që e takuam tek Tarzani, e cila kishte ardhur për hallet e saj.

Ekspertët shëndetësorë janë të rezervuar kur bëhet fjalë për këtë lloj mjekësie. Ata i japin rëndësi e përparësi trajtimit profesional.

Megjithatë, edhe ata e pranojnë se mjekësia alternative dhe fuqia e sugjestionit nuk janë për t’u nënvlerësuar.

Ne jua prezantuan Tarznin, por ju vendosni vetë cilën rrugë do të ndiqni për problemet tuaja shëndetësore.

Tarzani thotë se zotëron “ilaçin botëror” për shërimin e kollës, mushkërive…

Pos bimëve, ai përdorë edhe dhjamin e ‘gusës’ për shërimin e pacientëve të tij./Mediafokus