MAD mbërrin në Kosovë, në regjionin e Gjilanit konfirmohet rasti i parë

Rasti i parë pas marrjes së mostrave në terren është konfirmuar në komunën e Kllokotit.

“Pas lajmërimit për dyshime të prezencës se sëmundjes Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë me ekipet e veta, ka dalë ne terren për hulumtim dignostike në fermë, marrje të mostrave dhe izolim të fermës. Rezultatet e mostrave kanë konfirmuar prezencën e sëmundjes MAD. Ekipet e inspektorëve veterinarë bashk me kompaninë e kontraktuar kanë asgjësuar derrat e femrës se prekur dhe është bërë dezinfektimi i fermës dhe të gjitha gjerave rreth fermës. Ka nisur hulumtimi epidemiologjik i fermave të zonës në perimetër 3 km”, thuhet në njoftim.

Duke u bazuar në ligjet në fuqi AUV ka themeluar shtabin e krizës, i cili do të jetë përgjegjës për menaxhim të situatës.

Çka është sëmundja Murtaja Afrikane e Derrit?

Murtaja Afrikane e Derrave MAD është sëmundje ngjitëse virale që shkakton ethe hemorragjike tek derrat e butë dhe derrat egër. Përcjellët me letalitet të lartë deri në 100%.

Sëmundja mund të shkaktojë dëme në ekonomitë familjare të fermerëve mbarështues të derrave.

Sipas gjetjeve shkencore të deritanishme kjo sëmundje nuk transmetohet tek njeriu (kjo sëmundje nuk i prek njerëzit).

Por është e ndaluar therja e kafshëve qe tregojnë çfarëdo lloje shenje klinike të sëmundjes andaj fermerët duhet te raportojnë tek autoriteti kompetent AUV kur ka simptoma tek derrat.

Po ashtu gjuetarët duhet të lajmërojnë AUV-në, në çdo raste kur hasin derr të ngordhur në pyje, në mënyre qe të izolohet përhapja e sëmundjes.