Magbule Shkodra emërohet ministre në detyrë e Zhvillimit Rajonal

Gjilanasja Magbule Shkodra është emëruar të mërkurën ministre në detyrë e Zhvillimit Rajonal.

Vendimi i kryeministrit Ramush Haradinaj ka ardhur pasi ministi i deritanishëm, Rasim Demiri, e ka dhënë betimin si deputet i legjislaturës së re.

“Znj. Magbule Shkodra, emërohet ministre në detyrë e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal”, thuhet në vendimin e Qeverisë së Kosovës, transmeton Mediafokus.info.

Ndryshe, Shkodra ka qenë candidate për deputete në listën e AAK’së, por që nuk arriti ta fitojë mandatin./MediaFokus/