Magyar i drejtohet turmës: Së bashku e çliruam Hungarinë nga regjimi i Orbanit

Fituesi i zgjedhjeve të së dielës në Hungari, Peter Magyar, i është drejtuar turmës së madhe të qytetarëve në Budapest që janë mbledhur për të festuar fitoren.

Ai tha se partia e tij Tisza dhe Hungaria fituan zgjedhjet.

“Së bashku, ne e çliruam Hungarinë e çliruam nga regjimi i Viktor Orbanit”, tha Magyar.

Ai tha se s’do të ishte e mundur kjo pa popullin.

Ai tha se kurrë s’ka pasur numër kaq të madh të njerëzve në Hungari që kanë votuar.
Dalja në zgjedhje ishte rekorde, afro 78 për qind, ndërsa Tisza e Magyarit e rrëzoi nga froni Fideszin e Viktor Orbanit që ishte në pushtet për 16 vjet.

“Tisza nuk i fitoi e vetme zgjedhjet, të gjitha shenjat tregojnë për një shumicë të fortë prej dy të tretash në Parlament. Kjo do të thotë një transferim paqësor dhe efikas të pushtetit”, tha Magyar.

Ai tha se regjimi i Orbanit tentoi të bënte çdo gjë për ta ndalur Tiszan.

“Sot fitoi dashuria, sepse dashuria gjithmonë fiton”, tha Magyar.