Majko paralajmëron se rezultati final në veri mund të dalë gabim

Lidhur me situatën në veri të Kosovës, sot ka reaguar edhe ish-kryeministri shqiptar Pandeli Majko.

Majko ka thënë se konflikti shqiptaro-serb është një hap larg dhe se shërbimet ruse po punojnë për ta shfrytëzuar situatën.

Ai tutje ka potencuar se këmbngulja për të bërë gjënë e duhur, në politikë, shpesh herë bëhet justifikim për rezultatin e gabuar.

“Konflikti shqiptaro-serb është një hap larg! Shërbimet ruse po punojnë nën “alibinë” e krijuar! Këmbëngulja për të bërë gjënë e duhur, në politikë, bëhet shpesh justifikim për rezultatin e gabuar!”, ka shkruar Majko në Twitter.

Kryeministri Kurti është kritikuar ashpër nga SHBA lidhur me aksionin në Veri.

Blinken ka deklaruar se veprimet e tilla do të kenë pasoja në raportet e Kosovës me SHBA.